Ish-Ministri pyet Ramën: Si e sigurove lejen dhe tokën për shtëpinë në Surrel?

Shqipëria

Ish-Ministri pyet Ramën: Si e sigurove lejen dhe tokën për shtëpinë në Surrel?

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 13:37
Banesën aktuale e Ramës në Surrel

Teska diskutohet për prishjen e shtëpive në zonën e Astirit në Tiranë, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka shtruar disa pyetje Kryeministrit Edi Rama lidhur me banesën aktuale në Surrel.

Manjani e pyet si e siguroi lejen e ndërtimit, kur dihet që lejet e ndërtimit për banesa private janë pezulluar dhe vazhdojnë të jenë të tilla që përpara se Rama të fillonte ndërtimin e banesës së tij.

"Artur Zheji sugjeron që Kryeministri të fusë kamerat në shtëpinë e tij në Surrel e të tregojë sa luks ka brënda.

Megjithë respektin, nuk jam dakort!

Jeta private e tjetrit është e shenjtë dhe duhet respektuar me çdo çmim.

Pavarësisht se Kryeministri hyn në jetët private të të tjerëve, ne nuk mund ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Kjo jo për respekt ndaj Atij por për respekt ndaj vetes dhe të drejtës kushtetuese për privatësi.

Nga ana tjetër do ishte më e udhës që për barazi para ligjit; për transparencë dhe për të shuar (ose jo) dyshimet, publiku do kishte më shumë interes të informohej për këto çështje:

 Me ç’leje ndërtimi e ndërtoi shtëpinë në Surrel? Kush e lëshoi atë leje dhe mbi ç’ligj? Kush aplikoi për leje?

Si u bë pronar i tokës ku ndërtoi? Me ç’akt?

Toka ku ndërtoi ishte truall apo tokë arë?", shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat