Tjetër shqiptar gjen vdekjen në Greqi

Shqipëria

Tjetër shqiptar gjen vdekjen në Greqi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:44
Ilustrim

Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident automobilistik në hyrje të qytetit Malesina. 

Shtypi grek shkruan se viktima po udhëtonte me makinë, kur humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga e më pas përfundoi në oborrin e një shtëpie.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, por aksidenti ka qenë i rëndë, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrikësve për të nxjerrë nga makina trupin e shqiptarit. Një ambulancë e dërgoi 38-vjeçarin me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë sapo mbërriti. Shqiptari jetonte prej disa vitesh me familjen e tij në Greqi. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar tërësisht rrethanat e aksidentit me pasojë vdekje.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 19 Nëntor humbi jetën në një aksident automobilistik një tjetër shqitar në Greqi. 15-vjeçari shqiptar Enriko Buzani udhëtonte në makinë me dy bashkëmoshatarë të tij, që fatkeqësisht edhe ata humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat