Bizneset në Shqipëri mirëpresin vendosjen e taksës 100% për produktet serbe

Shqipëria

Bizneset në Shqipëri mirëpresin vendosjen e taksës 100% për produktet serbe

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

Ndryshe nga qeveria shqiptare, biznesi mirëpret vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

Nga Kukësi, kryetari i Shoqatës “Biznesi për Biznesin” shprehet se ky moment mund të përdoret për rritjen e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë që sipas tyre tashmë janë në minimum.

Sokol Kolgjini, Kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin”: Ne ikurajojmë kryeministrin Haradinaj dhe Kosovën në tërësi, pasi kjo madje krijon klime pozitive për nxitjen e prodhimit vendor si dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Për të arritur këtë synim, biznesi kuksian i bën thirrje dy qeverive që të eliminojnë barrierat tregtare midis vendeve.

Sokol Kolgjini, Kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin”: Kjo arrihet nëpërmjet vlefshmërisë së faturës tatimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën kemi adresuar me herët një kërkese dy qeverive.

Kërkesa drejtuar dy qeverive vjen vetëm dy ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptar që do të mbahet në Pejë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat