Del videoja kur Rama premtonte legalizim për banesat e Unazës së Re

Shqipëria

Del videoja kur Rama premtonte legalizim për banesat e Unazës së Re

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Edi Rama

Banorët e Unazës së Re janë prej më shumë se dy javësh në protestë, për të kundërshtuar rrafshimin e banesave të tyre .

Në projektin e zgjerimit të Unazës së Re, preken 317 banesa dhe kryeministri është shprehur i vendosur për të prishur të gjitha banesat në fjalë. 

Rama thotë sot se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje nuk mund të dëmshpërblehen 100%.

Por në një video të publikuar kryeministri u thashte dicka ndryshe banorëve të kësaj zone gjatë fushatës elektorale. 

Në një takim të zhvilluar në atë kohë Rama premtonte legalizim të shtëpive në të gjithë zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat