Tentoi të qëllonte Edi Ramën me këpucë, gjykata lë në burg protestuesin

Shqipëria

Tentoi të qëllonte Edi Ramën me këpucë, gjykata lë në burg protestuesin

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Tentoi të qëllonte Edi Ramën me këpucë

Masa e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës së të enjtes, është duke u zhvilluar në masa të larta sigurie. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës janë duke protestuar familjarët e të arrestuarve.

Me thirrjet “Lironi djemtë tanë” dhe “Edi Rama o zagar, do të të tërheqim me litar”, ata kanë që prej orës 11 që protestojnë.

Në fillim të seancës, deputetët e PD, u konfrontuan me kordonin e policisë.

Aktualisht është dhënë masa e sigurisë për personin që tentoi të qëlloi kryeministrin Edi Rama me këpucë, dhe gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” 30 ditë për Iljaz Kadirajn.

Masa për Kadirajn, është dhënë veçmas, në orën 09:00.

Ndërkohë që pritet masa e sigurisë për 11 protestuesit e tjerë, të arrestuar ditën e enjte para Parlamentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat