Meta viziton shkollën shqipe në Mal të Zi, dhuron 40 fotografi të rilindasve

Shqipëria

Meta viziton shkollën shqipe në Mal të Zi, dhuron 40 fotografi të rilindasve

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Ilir Meta

Presidenti Meta viziton shkollën fillore në gjuhen shqipe në fshatin Dacaj ne Komunen Rozhaje në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.

Presidenti Meta pritet nga stafi pedagogjik, dhjetëra nxënës e prindër të tyre.

Hera e pare qe nje President nga Shqipëria viziton këtë shkollë fillore.

Presidenti Meta dhuron për shkollën fillore ne Dacaj 40 fotografi te përfaqësuesve me te ndritur te Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Meta: I lumtur te vij sot pranë brezit më të ri të shqiptarëve. Çdo dite do jem shpirtërisht pranë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Falënderoj stafin pedagogjik për punën e mrekullueshme që bën ne ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Kjo është hera e parë që një President i Shqipërisë viziton këtë shkollë fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat