Kursi i këmbimit, euro ruan ekuilibrin në 124 lekë

Shqipëria

Kursi i këmbimit, euro ruan ekuilibrin në 124 lekë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë leku ka ruajtur pozita të njëjta kundrejt monedhës europiane euro, ndërsa ka vijuar të zhvlerësohet në këmbim me dollarin amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 124.48 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i qershorit kur zbriti në 124.17 lekë, por duke ruajtur ekuilibër në vlerën 124 lekë, prej disa muajsh.

Tregu i brendshëm valutor reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku euro është zhvlerësuar, ndërsa dollari ka forcuar pozitat. Por sipas aktorëve të tregut edhe kërkesë oferta, vijon të dominojë këmbimin valutor.

Sipas BSH-së, nga fillimi i këtij viti, kursi mesatar i këmbimit të euros është 127.9 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat