Përjetoi tmerrin në komisariat, adoleshenti nga Tirana: Policët më qëllonin…

Shqipëria

Përjetoi tmerrin në komisariat, adoleshenti nga Tirana: Policët më qëllonin…

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Basha dhe Paolo

Paolo, 17-vjeç i shoqëruar gjatë protestës së Astirit është shprehur se policia e ka dhunuar. Para kamerave ai ka rrëfyer, se policët e kanë goditur dhe brenda në komisariat. Djali foli në prani të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Më morën vetë, nxirrnin telefonin me foto e njeh këtë, më gjuanin me shpulla. Në momentin kur me kanë shoqëruar i kam komunikuar që jam 17-vjeç. Nga Drejtoria e Përgjithshme ka qenë diçka tjetër,

 Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dy persona të tjerë kur isha brenda në zyrë. I thashë avokatit, në fakt më mori një nga oficerat, tjetri thoshte lerë se na hapu punë ai se është i vogël. Kur po përgatisnin fletëarrestin më thanë ke problem t’i thuash avokatit për dhunë nga policia. Jo i thashë sepse më shikonin të gjithë egër dhe s’kisha guxim.

Kam qenë duke  u dridhur. Psikologu ka qenë thuajse inekzistent. Ia kam thën psikologut të dytë sepse u ndërruan. Ti je cup, je tregu në momentin e gabum, do dënohesh më e pakta 10 vite burg. Nuk ka pas kush me e pa shenjat”,- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat