Pas kthimit nga Rozhaja, Meta: Të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve

Shqipëria

Pas kthimit nga Rozhaja, Meta: Të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:07
Presdienti Ilir Meta

Presdienti Meta bëri një vizitë në treven shqiptare të Rozhajës në Mal të zi. Pas kësaj vizite e para e një Presidenti shqiptar në këtë zonë Meta ka ndare me ndjekësit e tij në rrjetet sociale emocionet e takimeve.

“Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t'i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës”, shkruan kreu i shtetit në shenimin e tij ne facebook.

Ja postimi i tij i plotë

Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t'i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat