Tirana zgjohet me shi, shtrëngata në Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Korçë

Shqipëria

Tirana zgjohet me shi, shtrëngata në Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Korçë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Tirana është zgjuar me reshje të dendura shiu mëngjesin e sotëm, ndërsa shtrëgnatat pritet të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit, ashtu si në 24 orët e kaluara.
Parashikimin e bën Instituti i Gjeoshkencave, sipas të cilit qarqet Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Me më pak rrezik reshjesh paraqiten Kukësi dhe Fieri, të cilat edhe të martën do të karakterizohen nga shira lokale, shkruan Shqiptarja.com.

Temperaturat në zonat malore do të arrijnë deri në 9 gradë celsius, ndërsa në bregdet dhe në vendet e ulëta do të kapin vlerën 16 gradë celcius. Si pasojë e reshjeve të shiut, deri tani nuk janë raportuar probleme përmbytjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat