Pranohet gjykim i shkurtuar për Rexhep Rrajën

Shqipëria

Pranohet gjykim i shkurtuar për Rexhep Rrajën

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:42
Gjykata e Krujës

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Rexhep Rrajës, për çështjen “Xhisiela”.

Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi nga trupi gjykes, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të përfitojë ulje dënimi me 1/3.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, Xhiseila Malokut. Avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë vetëm për motive xhelozie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat