Veliaj ngre flamurin dhe flet për Unazën e Re

Shqipëria

Veliaj ngre flamurin dhe flet për Unazën e Re

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:41
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ngriti flamurin në sheshin “Skënderbej” me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë.

“Përmbyllim me sukses vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut. Kemi një himn të mrekullueshëm të shkruar nga Asdreni. Himni ynë nuk është thjesht një këngë me disa vargje me rimë. Jo të gjithë nga ne donin këtë himn e këtë flamur. Kishte një grup që thoshin “Dum babën”. Historia përsëritet dhe e vetmja gjë ndonjëherë është vetë historia kur e përsërisim. Secili nga ju është ulur në gurët që kanë ardhur nga shumë troje. Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme për ta shpallur Shqipërinë më vete. Sot duhet që ne të kemi progres. Sot duhet që t’i respektojmë njerëzit”, theksoi Veliaj në fjalën e tij.

Kryebashkiaku u ndal edhe te projekti i “Unazës së Re”, që, sipas tij, do të çlirojë Tiranën nga trafiku i rënduar.

“Nëse sot do të dëgjonim lëvizjen “Dumbabiste”, nuk do të kishim këtë shesh, atë pazar, sheshin e lojërave tek Liqeni Artificial. Tirana me Unazën e Madhe do të ketë pavarësi nga trafiku si dhe nga zaptimi. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë. Ky qytet nuk do të lë asnjë njeri pa bukë, por ne ia kemi borxh gjeneratës zhvillimin e Tiranës. Jam mirënjohës për banorët bashkëpunues”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat