Kolegji në Angli ngre flamurin shqiptar për 28 Nëntor

Shqipëria

Kolegji në Angli ngre flamurin shqiptar për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:03
Pamje nga video

Jo vetëm artistët, sportistët dhe vipat shqiptarë na bëjnë të ndihemi krenar, pasi janë studentët tanë të shkëlqyer që studiojnë në kolegjet dhe universitetet më të mira të botës, që japin shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kolegji “UWC Atlantic College” në Angli, me 370 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve vetëm një studente nga Shqipëria në shenjë respekti për këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, ka ngritur në çatinë e tij, flamurin Kuq e Zi.

Viola Gashi, studentja nga Durrësi, ka treguar për “Faxweb.al”, se inisiativa është marrë nga vetë ajo në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe stafin, duke bërë të mundur kështu valëvitjen e flamurit shqiptar në institucionin e dijes “UWC Atlantic College” në Wales të Anglisë. 

Viola tha për “Faxweb.al” se ajo ka pasur mbështetje edhe nga kolegët për ngritjen e flamurit. Kolegji në nder të festës së Pavarësisë dhe mbështetje të studentes nga Durrësi, ka ulur sot flamurin e Wales dhe ka ngritur atë shqiptar.

Ky është një nga rastet, kur studentët ekselentë shqiptarë, me sjelljen dhe rezultatet e shkëlqyeshme, na bëjnë të ndihemi krenarë. Viola Gashi, tha se po investon për shkollimin e saj në Britaninë e Madhe, me shpresën për tu rikthyer në Shqipëri dhe për të investuar dijen e saj. Ajo shprehet se në videon e saj ka shkruajtur “Bac, u kry!”, në shenjë nderimi dhe respekti për heroin legjendar Adem Jashari, i cili ka datëlindjen në të njëjtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat