Xhufi: Dy grupimet e mëdha shqiptare në prag të pavarësisë

Shqipëria

Xhufi: Dy grupimet e mëdha shqiptare në prag të pavarësisë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:17
Pëllumb Xhufi

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në "Arena", tha se dy ishin grupet në shoqërinë shqiptare në prag të pavarësisë.

Xhufi: Ekzistonin dy grupime të mëdha në prag të pavarësisë. Grupi i ish-klasës të bejlerëve, pashallarëve dhe grupi i intelektualëve, borgjezisë së re. Shtresa e mesme i quan një austriak. 

Që të dyja kishin defektet e tyre. E para, përfaqësonte Shqipërinë të vjetër, të ndarë në bazë të krahinave, të fesë, të cilët e shihnin çdo lidhje të jashtme në raport me pozitat e tyre të brendshme. Marrëveshjet që ka bërë Esat Pasha, por edhe Zogu këtë sens kishin. Më bëni mua president të përhershëm, thoshte Zogu dhe unë jam gati të bëj një bashkim. 

Zogu erdhi për nënshkrimin e pavarësisë, por erdhi me shumë vonesë. Pjesa tjetër e intelektualëve ka problemet e veta, pasi e kishte parë shpëtimin e Shqipërisë që nga koha e Avdyl Frashërit tek bisedimet me të huajt, duke nënvlerësuar faktorin shqiptar. 

Problemi i këtyre ishte që njëri financohej ose kishte studiuar në Athinë, tjetri në Vjenë, tjetri në Paris dhe ndërhyrja e fuqive të mëdha realizoi në Shqipëri..nuk po them se ishin agjentë, por secili kishte vizionin e tij për krijimin e shtetit shqiptar dhe të aleancave. Edhe Faik Konica edhe Mid'hat Frashëri ishin dakord që Shqipëria duhet kohë që të shkëputet por ta ruajmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat