Ish-ministri i Drejtësisë: Sa absurde! Pavarësinë e festojmë në Turqi, çlirimin duke kërkuar azil në Gjermani

Shqipëria

Ish-ministri i Drejtësisë: Sa absurde! Pavarësinë e festojmë në Turqi, çlirimin duke kërkuar azil në Gjermani

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:32
Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani, ka ironizuar sjelljen e shqiptarëve karshi festave kombëtare. Edhe pse shqiptarët festojnë dhe bëjnë rolin e patriotit në 28 dhe 29 nëntor, vendi ku ata zgjedhin t’i festojnë këto dy festa, janë pikërisht në shtet të cilat na kanë pushtuar.

Manjani e ka quajtur absurde sesi shqiptarët sillen në këto ditë të veçanta, ku pavarësinë e festojnë në Turqi, dhe çlirimin duke kërkuar azil në Gjermani.

Ja postimi i Manjanit:

Sa absurde!

Pavarësinë nga Turqia e festojmë në Turqi. Turqia mbetet destinacion turistik i përhershëm i yni...

Çlirimin nga Gjermania e festojmë duke kërkuar azil në Gjermani.

Pra, nuk e kemi seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat