Opozita ndahet për festa

Shqipëria

Opozita ndahet për festa

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin

Edhe këtë vit, politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit u pa edhe një “përçarje” mes opozitës, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi që të përkujtojnë ditën e Çlirimit ditën e djeshme, ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot.

“Do doja që në emër të LSI-së, nëpërmjet këtij ceremoniali ku vendosim kurora çdo vit, të respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikuan jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi-fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësisht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe si kanë marrë asgjë”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat