Çfarë e shkaktoi tragjedinë e 24-vjeçarit që "fluturoi" nga ura në lumë

Shqipëria

Çfarë e shkaktoi tragjedinë e 24-vjeçarit që "fluturoi" nga ura në lumë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Makina që ai drejtonte, dhe ku udhëtonte i vetëm, ra nga lartësia e urës në thellësinë e lumit të Devollit

Një djalë 24-vjeçar gjeti vdekjen këtë mëngjes, pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor.

Makina që ai drejtonte, dhe ku udhëtonte i vetëm, ra nga lartësia e urës në thellësinë e lumit të Devollit, duke humbur jetën. I riu Gjergji Elmazi, udhëtonte rreth orës 03:45 të mëngjesit me një automjet Benz me targë AA 527 VK kur në fshatin Qesarat të Maliqit, ka bërë një parakalim të gabuar në hyrje të urës. Makina ka goditur parmakët e urës dhe ka përfunduar duke rënë në lumë. E gjithë skena ndodhi vetëm pak metra larg banesës ku ai jetonte, në një lagje periferike të Maliqit.

 Afro 5 orë pas këtij aksidenti, ndërhyrja e polumbarëve te ardhur nga kryeqyteti dhe mjeteve të rënda bëri të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 24-vjeçarit dhe makinës nga lumi.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit ose përgjumja e 24-vjeçarit në momentet e qarkullimit në urë. Por grupi hetimor ka marrë kampionet e gjakut për të mësuar nëse 24-vjeçari kishte përdorur pije alkoolike që çuan në aksidentin fatal.

Ky hetim kryhet pasi i riu nga Maliqi ka festuar deri pas mesnate së bashku me një shokun e tij në një lokal në Korçë. Ata kanë qenë duke udhëtuar secili me autoveturën e vet kur 24-vjeçari në tentativë për të parakaluar, pati devijim të automjetit nga rruga. Ai u rrëzua nga një lartësi prej disa metrash në lumë. Mjeti ka dalë mjaft i dëmtuar, dhe kjo ngre dyshimin se përplasja e fortë dhe më pas asfiksia në ujë kanë sjellë vdekjen e të riut nga Maliqi.

Shoku që udhëtonte në makinë tjetëre ka rrëfyer se pa momentin kur makina e të riut doli nga rruga. Ai thotë ka tentuar t'i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit. 

Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. "Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat", tha shoku i Elmazit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat