Zbulohet “lumi” i Edi Ramës!

Shqipëria

Zbulohet “lumi” i Edi Ramës!

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 17:01
Edi Rama

Pasi propozoi përballjen në gjykatë me çdo person që shpif kundër ministrave apo deputeteve, kryeministri Edi Rama, ka vërshuar me një lumë padish në gjykatën e Tiranës.

Gjatë muajit Nëntor në Gjykatën e Tiranës janë depozituar gjashtë padi për shkaktim dëmi, në të cilat si palë paditëse është kreu i qeverisë Edi Rama.

Sipas të dhënave zyrtare, paditë e firmosura nga kryeministri i vendit janë kundër dy kundështarëve të tij politikë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Për kryeopozitarin Basha, kryeministri ka depozituar katër padi. Të gjitha ato janë për “shkaktim dëmi”.

Sipas burimeve, në përmbajtjen e tyre Rama konsideron si shpifëse disa deklarata publike të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike. Ndërsa kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ka dorëzuar dy padi në gjykatë.

Por kryeministri nuk është i vetëm në përballjet gjyqësore për “shpifje” kundër anëtarëve të opozitës. Një tjetër padi e regjistruara gjatë Nëntorit kundër një deputeti demokrat mban emrin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Deputeti Balla ka depozituar padi kundër demokratit Gent Strazimiri. Paditë në fjalë janë hedhur në short dhe regjistruar, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe shqyrtimi i tyre.

Sipas propozimit të bërë nga Rama në 12 Tetor 2018 të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet për shpifje do të shkojnë në Fondin e Edukimit, fond që do të mbështetë çerdhet dhe kopshtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat