Detajet, doganieri i arrestuar në Kapshticë kushëriri i deputetit të PS

Shqipëria

Detajet, doganieri i arrestuar në Kapshticë kushëriri i deputetit të PS

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Këtë të premte në doganën e Kapshticës ra në pranga një prej punonjësve të pikës së kufirit, shtetasi Lulzim Kodra.

59 vjeçari banues në Maliq, rezulton se ka lejuar në doganë futjen e mallrave kontrabandë për disa shtetas të tjerë, edhe ata të ndaluar nga policia.

Por mësohet se Kodra është dhe kushëri me njërin nga deputetët e PS-së. Ai është djali i tezes së deputetit të Pogradecit Ilir Xhakolli.

NJOFTIMI I POLICISË PËR RASTIN:

Kapshticë.

Arrestohet një doganier për "Shpërdorim detyre" pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Arrestohen dhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.

R.Sh, 29 vjeç, 

K. M 23 vjeç,

P. V, 45 vjeç, 

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve. 

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat