Reforma Zgjedhore miratohet para Krishtlindjeve?

Shqipëria

Reforma Zgjedhore miratohet para Krishtlindjeve?

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Taulant Balla

Shumica është e bindur se paketa e Reformës Zgjedhore do të miratohet në Kuvend brenda Dhjetorit. Kreu i Grupit Parlamentar të PS në një takim në Londër me emigrantët që jetojnë në Britani shpreh sigurisë se amendimet do të votohen brenda këtij sesioni parlamentar.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar, PS: Unë besoj që Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para Krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashme me 30 Qershor. Faza tjetër pas përfundimit të regjistrimit të shqiptareve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Burime nga shumica socialiste pohojnë për Tv Klan se janë sërish ndërkombëtaret ata që po negociojnë për votimin e Reformës Zgjedhore. Nevoja për përmbylljen e saj u nënvizua edhe në rezultatet e miratuar nga Parlamenti Europian të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat