Vrasja e shqiptarit në Korfuz, autori tregon motivin

Shqipëria

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, autori tregon motivin

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:30
Korfuz

Arrestohet një person si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në Korfuz të Greqisë disa ditë më parë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij dhe policia kishte nisur kërkimet.

Mediat fqinje raportojnë se autori i krimit është banor zone dhe se vrasja ka ndodhur pas një konflikti banal.

“Ditën e krimit unë u konfliktova me viktimën në lokal. Shkova në shtëpi dhe mora armën e gjahut. Pasi e vrava, e hodha në kanal për të mos u zbuluar”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në polici. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por thuhet se ka pranuar autorësinë e vrasjes. Shqiptari i vrarë u gjet në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi.

Viktima jetonte prej vitesh me familjen në Korfuz dhe emri i tij ende nuk bëhet me dije në media. Hetuesit kishin dalë në konkluzionin se shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat