Nga Peja, i ‘shkeli syrin’ Putinit dhe Erdoganit? Kryemadhi: Rama, i shpërdoruar si prostituta…

Shqipëria

Nga Peja, i ‘shkeli syrin’ Putinit dhe Erdoganit? Kryemadhi: Rama, i shpërdoruar si prostituta…

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka cilësuar qesharake deklaratat e kryeministrit Rama nga Peja, në mbledhjen e 2 qeverive Shqipëria-Kosovë.

E pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” për ligjëratat e kreut të qeverisë nga Peja, ku sulmoi BE-në, kryetarja e LSI-së u shpreh: ”Ramën e marr seriozisht vetëm në kontrastet e ngjyrave në piktura, por jo në deklaratat politike dhe nacionaliste”.

 “Nëse do ta thoshte Berisha, do thosha ta lexoj dhe njëherë, ta analizoj, se është nga ata që fjalën që thotë e çon deri në fund. Ndërsa Rami është qesharak”,- shtoi.

Arjan Çani: Tentoi ti ‘shkeli syrin’ Putinit dhe Erdoganit?

Kryemadhi: Është si puna e prostitutës që është shumë e shpërdoruar dhe nuk arrin të bindi dikë tjetër… dashurinë nuk e blen dot. Edi Rama në politikën e jashtme është qesharak.

Lidhur me projektin për Unazën e Re, kryetarja e LSI-së kërkoi që banorët të dëmshpërblehen. Kryemadhi tha se duhet transparencë për projektin, që sipas saj, ka për qëllim të ‘mbushë xhepat’ e Ramën.

“Rruga ku ndërtohet, te sqarojnë kush është pronari i tokës. Të publikohet harta. Jemi dakord për rrugën, por banoret të dëmshpërblehen. Mes banoreve, janë dhe 150 familje të përmbytura nga Liqeni i Fierzës. Vetëm nga energjia qe ka prodhuar Hidrocentrali i Fierzës, do mjaftonte për blerjen e apartamenteve për strehimin e tyre”, tha kryetarja e LSI-së.

“Edi Rama do ta ketë të vështire. Edi Rama është në cep. Qëndresa duhet të vazhdoje. Duhet suporti edhe i shume qytetarëve të tjerë, të cilët do të jenë gjithashtu viktima të planeve gllabëruese të Edi Ramës”, deklaroi.

“Të gjithë njerëzit e duan rrugën. Por 40 milion euro që do hidhen nuk do ta zgjidhin çështjen e trafikut”, shtoi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat