92 mijë të moshuar të vetmuar

Shqipëria

92 mijë të moshuar të vetmuar

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është vetëm një problem ekonomik,  por edhe një plagë e madhe sociale. Plakja e shpejtë e popullisë po shoqërohet me një fenomen dramatik, atë të braktisjes së prindërve të moshuar.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë, janë mbi 92 mijë të moshuar që jetojnë të vetmuar. Vdekjen tragjike të çifitit nga Berati të moshuarit e shikojnë si një këmbanë alarmi edhe për politikbërsit.

Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Faik Xhani u shpreh: “Ne pensionistët, që jemi në segmentin e fundit të jetës, kjo ngjarje është tragjike. Është një këmbanë alrmi për të cilën duhet te merren masa. Janë 92 mijë persona të vetmuar. 5% e tyre janë të izoluar….”

Sipas tij, shteti duhet të marrë disa masa, pasi numri i individëve të moshuar përbën mbi 13 % të popullatës së përgjithshme, me një tendencë në rritje.

Këtyre personave nuk ka se kush t’u vijë në ndihmë në kushtet e shtëpisë, ndaj Shoqata e Pensionistëve kërkon rritjen e shërbimit të asistencës sociale në familje. Gjithashtu kërkon edhe rishikimin e pensioneve, pasi shumë të moshuar jetojnë në varfëri dhe vuajnë nga një sër sëmundjesh. Veç problemeve kardio vaskulare, 1 në 4 persona të kësaj grupmoshe vuan nga probleme të shëndetiti mendor dhe demenca, humbja  e kujtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat