Skrapar, gjendet një person i mbytur në lumë

Shqipëria

Skrapar, gjendet një person i mbytur në lumë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mengjesit të sotëm në Skrapar.

Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur.

Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur.

Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat