Kryemadhi: Shqipërisë i ka rënë një sëmundje më e keqe se murtaja e kolera

Shqipëria

Kryemadhi: Shqipërisë i ka rënë një sëmundje më e keqe se murtaja e kolera

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Monika Kryemadhi

Lëvizja Rinore për Integrim ngriti sot 12 shtabet elektorale të lëvizjes rinore që do të drejtojnë fushatën e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ftoi të rinj të angazhohen për të nxjerrë Shqipërinë nga situata ku ndodhet.

Monika Kryemadhi: "Ashtu si dikur në mesjetë binte murtaja apo kolera, sot në Shqipëri ka rënë një sëmundje shumë e madhe dhe e rrezikshme. Mungesa e besimit dhe e shpresës. Që për ne do të thotë shkrirje dhe reduktim total.

Nëse ne nuk do të kemi të rinj dhe të reja që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri nuk mund të ketë një shtet që ndërton institucione të forta. Nëse ne do të kemi të rinj e të reja që duan të ikin një orë e më parë për të mos e kthyer më kokën prapa nuk do të kemi më mësues, inxhinierë, mjekë, lidera që të drejtojnë këtë vend në rrugën e duhur, sepse, për hir të së vërtetës, në këto 27 vite klasa politike ka punuar mbrapsht. Ku pjesë e saj jemi dhe ne politikanët e vjetër të politikës shqiptare sepse duhej ta kishim ngritur zërin shumë kohë më përpara. Por më mirë vonë sesa kurrë.." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat