Ndarja nga jeta e George H.W Bush, Bushati: Mbështeti Shqipërinë, burrë shteti që bëri histori!

Shqipëria

Ndarja nga jeta e George H.W Bush, Bushati: Mbështeti Shqipërinë, burrë shteti që bëri histori!

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:30
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish presidentit amerikan George H.W Bush në moshën 94-vjecare. Përmes një postimi në Twitter, Bushati shprehet se mbështetja e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1990 në Shqipëri ishte e pazëvendësueshme.

“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të George H.W Bush! Kur në Shqipëri erdhi demokracia në 1990 mbështetja e tij ka qenë e pazëvendësueshme ndërsa bota humbet një burrë shteti që bëri histori në periudhën pas luftës së ftohtë. Lutjet dhe mendimet tona shkojnë për popullin amerikan dhe familjen”, shkruan ministri i Jashtëm në një postim në Twitter në anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat