‘Unaza’, Duma: Deri më tani banorët janë të fituar!

Shqipëria

‘Unaza’, Duma: Deri më tani banorët janë të fituar!

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Deputetja e PD, Grida Duma

Deputetja e PD, Grida Duma u shprehet se banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re deri më tani janë të fituar përballë qeverisë, pasi nëse do të ishte në një situatë tjetër shtëpitë e tyre do ishin prishur.

“Deri në ketë moment i shoh të fituar banorët. Po të ishim në një situatë tjerët do të ishin prishur shtëpitë. Kjo do të thotë se falë rezistencës së tyre banorët janë të fituar. Ata e njohin mirë situatën e tyre dhe kemi të bëjmë me qytetarë të cilët thonë se e kuptojnë se po bëhet një vepër publike, por shpronësimi dhe vlera e shtëpisë i takon atyre dhe kjo është në legjitimitetin e tyre. Rasti në Shkozë ishte precedenti që nuk iu dha asnjë letër nga prishësit dhe ata nuk shkuan dot as në proceset ligjore.  Nëse ata dalin nga shtëpia pa letër të qartë për shpronësimet ata janë të humbur në këtë betejë”- tha Duma.

Deputetja e PD u shpreh se banorët nuk janë kundër projektit, por ata duan dëmshpërblim me vlerën e tregut. Sipas saj, Rama bën ping-pong me këtë çështje dhe ia kalon topin ministrave të cilët ajo i konsideroi si ministrja kukulla.

“Rama e ka treguar se bënte ping-pong edhe me çështjen ‘Fusha’ por nuk firmoste vetë dhe ia kalon topin ca ministrave kukulla. Ata ja kalojnë topin njëri-tjetrin. Topi kalon tek ca firmëtarë. Kushdo që firmos në kundërshtim me te drejtat e qytetarëve mos mendojnë se do mbyllet me kaq. Ata janë njerëz të vuajtur edhe pse mund të kenë edhe shtëpi të tjera. Banorët pranojnë projektin, por thonë më thoni sa bën prona e tyre. Banorët janë të painformuar dhe kjo qeveri kërkon ta kalojë në errësirë. Në vendin tonë ka probleme me hipotekat”- tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat