Protesta te Unaza e Re, policia shoqëron tre persona

Shqipëria

Protesta te Unaza e Re, policia shoqëron tre persona

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Foto

Policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të pranishëm në protestën kundër prishjes së banesave në Unazën e Re.

Ndërkohë, banorët pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar. Aktualisht ata ndodhen ne komisariatin 6.

“Ishin mbi 50-60 policë. Veç kemi parë që kanë kapur disa prej protestuesve, një 13-vjeçar dhe deputetin e PD-së, Klevis Balliu. U munduam që t’ua hiqnim duarsh. Na kanë goditur edhe ne gratë, desh na shtypën me furgonin e policisë”, thotë një protestuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat