Përplasje e dhunshme pas protestës, policia shoqëron disa persona, shkon edhe deputeti i PD-së

Shqipëria

Përplasje e dhunshme pas protestës, policia shoqëron disa persona, shkon edhe deputeti i PD-së

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 19:38
Pasditen e sotme banorët e unazës së re protestuan për të 28 ditë me radhë kundër prishjes së shtëpive.

Pasditen e sotme banorët e unazës së re protestuan për të 28 ditë me radhë kundër prishjes së shtëpive.

Edhe sot nuk mungoi konfrontimi me policinë, ndërsa 3 persona janë shoqëruar në komisariatin numër 6.

Sipas PD-së edhe deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur të ndaluar nga policia.

Ndërsa banorët pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar.

“Ishin mbi 50-60 policë. Veç kemi parë që kanë kapur disa prej protestuesve, një 13-vjeçar dhe deputetin e PD-së, Klevis Balliu. U munduam që t’ua hiqnim duarsh. Na kanë goditur edhe ne gratë, desh na shtypën me furgonin e policisë”, thotë një protestuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat