Ish-deputeti i PD heq dorë nga drejtimi i partisë, zgjedh të kandidojë për Elbasanin

Shqipëria

Ish-deputeti i PD heq dorë nga drejtimi i partisë, zgjedh të kandidojë për Elbasanin

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Aurel Bylykbashi

Ish-deputeti i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm nga drejtimi i degës se PD në Elbasan.

Përmes një fjalimi në Kuvendin e PD, Bylykbashi mësohet se ka falënderuar demokratët e Elbasanit për besimin e dhënë dhe ka theksuar se është koha për një drejtim të ri të partisë.

Në zgjedhjet që po mbahen tani në Elbasan në garë janë Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi. Mësohet se vendimi i ish-deputetit Bylykbashi për tu tërhequr nga drejtimi i PD në Elbasan lidhet me ambicien e tij për të garuar në zgjedhjet vendore për Bashkinë Elbasan.

Burime të “Panorama” bëjmë me dije se prej disa muajsh Bylykbashi po punon me një staf të ngushtë për përgatitjen e fushatës. Sipas të njëjtave burime mësohet se Bylykbashi do të kandidojë edhe nëse opozita nuk do të nominojë emrin e tij si kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat