Zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së për qytetin e Elbasanit dhe Kukësit

Shqipëria

Zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së për qytetin e Elbasanit dhe Kukësit

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Degët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Kukës i kanë tashmë kryetarët e tyre të rinj.

Në Elbasan, Eguen Isai u zgjidh kryetar i ri i Partisë Demokratike me 378 vota. Përballë tij garonte Zamir Muzhaqi, i cili fitoi vetëm 80 vota.

Në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati. Ai arriti mori 118 vota, duke mposhtur kështu  sekretarib organizativ të degës Fasli Germizin, i cili mori 16 vota.

Në votimet për kreun e PD-së Kukës  morën pjesë 135 delegatë, ndërsa 1 fletë votimi u shpall e pavleshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat