Mediu, thirrje Bashës: T’i japim fund bojkotit parlamentar

Shqipëria

Mediu, thirrje Bashës: T’i japim fund bojkotit parlamentar

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:45
Fatmir Mediu

Me ngushtimin e afatit kohor për djegien e mandateve, republikanët ishin të parët të cilët i kërkuan Lulzim Bashës të thyejë bojkotin.

Nga Asambleja e partisë, Fatmir Mediu i kërkoi lidershipit demokrat të reflektojë për qëndrimet që opozita duhet të mbajë me Parlamentin.

Me zgjedhjet elektorale në prag për republikanët, bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm, ndërsa sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiak, Mediu kërkon që procesi të mos jetë i njëanshëm.

Republikanët këmbëngulin në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbështetur idenë e një sistemi proporcional me lista të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat