Fleckenstein: Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat për anëtarësim, problem për rajonin dhe BE-në

Shqipëria

Fleckenstein: Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat për anëtarësim, problem për rajonin dhe BE-në

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:57
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, thotë se nëse Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian kjo do të ketë pasoja negative për rajonin por edhe për institucionet evropiane.

“Mesazhi kyç për Shqipërinë është: Vazhdoni kështu, por ka gjithashtu disa pika, ku ne do të donim të shihnim më shumë rezultate. Por ishte një mesazh drejtuar gjithashtu Këshillit të ministrave, që ne i mbahemi vendimit tonë dhe mbështesim Komisionin Evropian për hapjen e negociatave dhe kërkojmë që ato të hapen vitin e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do ketë rrjedhoja negative vetëm për rajonin, por edhe për institucionet evropiane. Nëse ato nuk janë të besueshme, atëherë harroji ato”, tha Fleckenstein në një intervistë për TV Klan.

Fleckenstein shpreh sigurinë se procesi i Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të vijojë si dhe duhet të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë.

“E kuptoj që është një situatë e vështirë, por kjo mund të ndodhë në një fazë të tillë tranzitore. Problemet nuk mund të zgjidhen të gjitha njëkohësisht. Duhet pak durim për këtë. Nga ana tjetër është absolutisht e nevojshme, që gjykatat dhe prokuroritë të funksionojnë dhe që këto poste vakante të mbushen”.

Në raportin e miratuar nga Parlamenti Evropian i kërkohej klasës politike në Shqipëri të miratonin reformën zgjedhore si dhe të bashkëpunimin në Parlament për reformat që kërkohen nga vendi ynë për t’u çelur negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat