Tabaku tek të shpronësuarit e Bregut të Lumit: Që në 2013, asnjë dëmshpërblim nga qeveria

Shqipëria

Tabaku tek të shpronësuarit e Bregut të Lumit: Që në 2013, asnjë dëmshpërblim nga qeveria

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është takuar me familjet e Bregut të Lumit, që nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim për banesat e shembura për Bulevardin e ri. Tabaku tha se në kaq vite, që nga 2013-a, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre.

"Jemi në zgjatimin e  Bulevardit, - tha Tabaku, -  në zonën që prek njesinë 8 dhe 9. Për këtë projekt z. Basha në 2012 siguroi fondet për zhvillimin, e cila sot nuk është e zhvilluar: pa shkolla, pa rrugë; për energjinë elektrike është investuar vetë nga banorët.

Por, këtë bekim që i erdhi zonës, megjithëse në bashki deri në vitin 2013 në bashkëpunim me qeverinë ne bëmë të gjithë vlerësimin e pronës, përgatitëm VKM për një pjesë të madhe të banorëve për lotin e parë dhe të dytë, që nga viti 2013 kur qeveria ndryshoi, nuk është maerë asnjë masë për të bërë VKM-në për dëshmpërblimin e banorëve të pjesës së fundit të bulevardit,' tha deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat