Kryemadhi: Rama s’ma heq dot se e djeg unë me ‘kuç e maç’, e kam fituar me gjak

Shqipëria

Kryemadhi: Rama s’ma heq dot se e djeg unë me ‘kuç e maç’, e kam fituar me gjak

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 06:32
Monika Kryemadhi

"Unë mandatin e kam fituar me gjak, Rama s’ma heq dot se e djeg unë me kuç e maç".

Kështu shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo", duke komentuar bojkotin e stërzgjatur të opozitës dhe tezën e djegies së mandatit.

Ajo paralajmëroi kryeministrin se ai nuk mund t’ia heqë mandatin. "Unë mandatin e kam marrë me gjak.

"Nuk e lë Edi Ramën që të bëjë ç’të dojë. Nuk është problemi tek mandati im. Por hyj prapë unë, i fus një të votuar dhe dal prapë. Po ashtu nuk quhet bojkot. Ne jemi me shqiptarët. Mandati është i imi dhe jo i Edi Ramës, nuk ma heq dot mandatin ai mua. E djeg unë atë me kuç e me maç, me gjithë kriminelët. Me gjithë orgjitë politike që ai bën. Tani nuk e toleron më njeri LSI dhe PD, shumë shpejt as në PS. Ka futur edhe kushërinj të deputetëve të PS në burg,"-tha Kryemadhi.

Kryemadhi mohon që opozita të jetë në bojkot të Kuvendit, ndërsa shton se deputetët janë në kontakt me banorët dhe se politika nuk bëhet vetëm nga foltorja e Kuvendit.

"Kush tha që jemi në bojkot ne. E ka bojkotuar Rama, se unë jam atje me banorët. Të rrofshin fjalimet në parlament. Ai e ka bojkotuar parlamentin", u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat