MEPJ kërkon hetime për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Shqipëria

MEPJ kërkon hetime për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

U vra më 25 nëntor pas një debati për çështje të karakterit etnik. Ishte shpallur në kërkim nga familja e tij, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, por u gjet i pajetë i hedhur në një kanal, nga një shofer kamioni të mërkurën e javës së kaluar.

Bëhet fjalë për shtetasin 63-vjeçar Petrit Zifle, nga Berati emigrant në Korfuz të Greqisë. Mediet greke zbuluan një ditë më parë emrin e tij dhe detaje të tjera, përfshi edhe vrasësin, të cilin e identifikuan si eksponent të Agimit të Artë.

Ndërsa vetëm këtë të martë, sigurisht pasi kanë marrë njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës mbi vrasjen e shqiptarit, ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, që përmes zëdhënëses Edlira Prendi ka shprehur jo vetëm keqardhjen për humbjen e jetës së tij, por përshëndet ndërkohë edhe kapjen e autorit nga policia greke.

MEPJ-ja kërkon gjithashtu një hetim të plotë në funksion të mësimit të shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes, që përfundoi me një ekzekutim në pritë dhe hedhjen më pas në kanal të shqiptarit Petrit Zifle, i njohur edhe si Petro në Korfuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat