Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama

Shqipëria

Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Deputeti i PD, Klevis Balliu

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ndodhet pranë banorëve të Laprakës, të cilët sot po rezistojnë me të gjitha forcat për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Pas incidentit që sapo ndodhi, kur Policia hyri më forcë brenda një shtëpie dykatëshe dhe nxori prej saj, burrë e grua, Balliu tha: ‘’Kjo do të thotë se çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Kjo është pamja e fitores së Edi Ramës. Shembja e shtëpive të qytetarëve. Kanë protestuar si qytetarë, s’kanë ushtruar asnjë dhunë. Janë përpjekur të flasim me Policinë e Shtetit. Zonja është munduar të diskutojë me Policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë, si njeri, si qytetar.

‘’I kërkova tre ditë kohë....’’ dëgjohet zëri i zonjës në sfond, ndërkohë që shtëpia shembet pas shpinës së saj./ar.sh/SYRI.NET  

Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtepitë e tyre janë të legalizuara. Deputeti Klevis Balliu deklaratë për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat