Vrasja në Korfuz/ Dëshmia e dhëndrit të viktimës: Debati për Kacifasin i mori jetën

Shqipëria

Vrasja në Korfuz/ Dëshmia e dhëndrit të viktimës: Debati për Kacifasin i mori jetën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:00
Ardian Brahimaj

Ardian Brahimaj, dhëndri i shqiptarit i cili u ekzaltua në Korfuz disa ditë më parë, tha se krimi ka ndodhur pas një debati mes viktimës dhe autori për çështjen Kacifas.

Debati mes tyre ka ndodhur në një lokal një ditë përpara vrasjes, shpjegoi ai në emisionin “Dritare” në News24.

Çfarë dini ju për vrasjen?

Brahimaj: Vjehrri im ishte një njeri që shikonte vetëm punën, unë kam jetuar 20 vite në atë vend e njoh dhe vrasësin dhe familjen e tij. I njoh gjërat shumë mirë nga afër.

Ka pasur ndonjëherë i ndjeri probleme me vrasësin?

Absolutisht që jo. As familja as në Shqipëri dhe as në Shqipëri nuk kanë asnjë konflikt. Vjehrri im ishte një njeri që kërkonte punë ku të gjente.

Vrasësi si njihej në fshat?

Vrasësi ka shumë probleme shumë në familje, Ka qenë i martuar me një shqiptare dhe është ndarë. Është përdorues i drogave të lehtave. Vëllai i tij i madhi, kërkoi që të pajtoheshim ditën e varrimit. Këtë punë do ta ndjekim deri në fund, do kërkojmë drejtësi. Petriti ishte një njeri shumë i dashur dhe shumë i mirë dhe nuk ishte për një fund të tillë. Vrasësi njihej si një njeri i Agimit të Artë, ka dhe një tatuazh.

Bënte debate me njerëzit për Agimin e Artë?

Absolutisht jo. Më thanë se kishin debatuar për Kaçifan dhe për çështjen e Maqedonisë. I kishte thënë se “kur i drejton armën policisë mirë ja kanë bërë”.

Është dorëzuar apo është kapur nga policia?

Është kapur nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat