Vrasja e shqiptarit në Korfuz/Grekët të frikësuar: Na erdhi si rrufe në qiell të hapur

Shqipëria

Vrasja e shqiptarit në Korfuz/Grekët të frikësuar: Na erdhi si rrufe në qiell të hapur

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:52
Agimi i Artë

Banorët e fshatit Lefkimi në Korfuz shprehen të shokuar nga ajo që ka ndodhur me shqiptarin Petrit Zilfie, bashkëfshatarin e tyre prej shumë vitesh. Petrit Zylfe bashkëjetonte me ta për vite të tëra dhe sipas përshkrimeve të tyre në median greke, ai ishte një njëri i paqtë e miqësor me të gjithë.

Banorët e fshatit grek nuk arrijnë ta besojnë se 63-vjecari shqiptar, me të cilin çdo ditë pinin kafe në kafenenë e fshatit, ka vdekur duke u vrarë në mënyrë brutale nga një anëtar i Agimit të Artë. Asnjë nuk e di çfarë ndodhi atë ditë të diel, por të gjithë shprehin keqardhjen, tronditjen dhe frikën pas vdekjes së tij.

“Ishte një njeri i qete, i dashur me te gjithë ne fshat. Punonte çdo dite për familjen e tij, nuk humbiste asnjë dit kot dhe ishte i gatshëm të bënte çdo punë”- thotë një nga banorët.

“Ishte i urte, nuk bëhej kurrë shkak për probleme me njerëzit. Kjo që ndodhi na erdhi si rrufe në qiell të hapur. Çdo mëngjes takoheshim në kafenenë e fshatit ku ai vinte dhe kërkonte te punonte. S’kishte probleme me asnjë. Unë e njoh prej më shumë se 15 vitesh, s’ishte njeri problematik dhe nuk kishte asnjë ves. Është vërtet për t’u shqetësuar sepse ky është një krim i pastër. Frikësohemi të gjithë dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja sa më shpejt”- thotë një tjetër banor.

Sakaq një tjetër banor i fshatit thotë se: “nuk kishin ndodhur kurrë gjera të tilla në fshatin tonë dhe nuk arrijmë ta besojmë këtë qe ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat