Salianji: Kryemadhi e lavdëron Veliajn për të mirë tonë…

Shqipëria

Salianji: Kryemadhi e lavdëron Veliajn për të mirë tonë…

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 07:20
Ervin Salianji

Teksa koha ecën, limiti për djegien e mandateve të opozitës po afron por PD nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë nëse do të hyjë në parlament apo jo.

Kështu thotë për News24 deputeti i kësaj force politike Ervin Salianji. Ai thotë se nëse do të merret ky vendim, ai do të bëhet publik bashkë me arsyet dhe një strategji të përcaktuar.

Salianji deklaron se Partia Demokratike nuk është në bojkot por në një marrëdhënie të kushtëzuar pasi kur ka pasur çështje të ndjeshme ka qenë në parlament.

Sipas deputetit të selisë blu, opozita po përgatitet për fitoren e zgjedhjeve lokale, ndërsa deklaratat e Monika Kryemadhit nuk i shikon si një fushatë për Erion Veliajn por si një tentativë të saj për të krijuar diversion në favor të opozitës. Për Salianjin, Erion Veliaj është kandidati më i dobët i partisë socialiste dhe një favor për opozitën.

Për deputetin demokrat deklaratat e Kryemadhit nuk e dëmtojnë opozitën e bashkuar edhe për çështje të tjera publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat