Mësohet emri i futbollistit shqiptar që u vra mbrëmë në Greqi

Shqipëria

Mësohet emri i futbollistit shqiptar që u vra mbrëmë në Greqi

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:47
Foto nga ngjarja

(E plotesuar)- Mediat greke kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmë në Greqi. Ai është Marios Isa, nga Leskoviku.

Babai i Marios është punëtor në ndërtim, ndërsa e ëma punon në piceri.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala Neës” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Banorët rreth e rrotull raportuan të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe përpara gjetjes së të vdekurit.

Vrasja e futbollistit shqiptar në Greqi, dëshmia e banorëve

 Banorët e fshatit grek nuk arrijnë ta besojnë se 63-vjecari shqiptar, me të cilin çdo ditë pinin kafe në kafenenë e fshatit, ka vdekur duke u vrarë në mënyrë brutale nga një anëtar i Agimit të Artë.

Banorët e fshatit Lefkimi në Korfuz janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur me shqiptarin Petrit Zilfie, bashkëfshatarin e tyre prej shumë vitesh.

Petrit Zylfe bashkëjetonte me ta për vite të tëra dhe sipas përshkrimeve të tyre në median greke, ai ishte një njëri i paqtë e miqësor me të gjithë.

Banorët e fshatit grek nuk arrijnë ta besojnë se 63-vjecari shqiptar, me të cilin çdo ditë pinin kafe në kafenenë e fshatit, ka vdekur duke u vrarë në mënyrë brutale nga një anëtar i Agimit të Artë. Asnjë nuk e di çfarë ndodhi atë ditë të dielë, por të gjithë shprehin keqardhjen, tronditjen dhe frikën pas vdekjes së tij.

“Ishte nje njeri i qete, i dashur me te gjithë ne fshat. Punonte çdo dite për familjen e tij, nuk humbiste asnjë dit kot dhe ishte i gatshëm të bënte çdo punë”- thotë një nga banorët, raporton BalkanWeb.

“Ishte i urte, nuk bëhej kurrë shkak për problem me njerëzit. Kjo që ndodhi na erdhi si rrufe në qiell të hapur. Çdo mëngjes takoheshim ne kafenenë e fshatit ku ai vinte dhe kërkonte te punonte. S’kishte problem me asnjë. Unë e njoh prej më shumë se 15 vitesh, s’ishte njeri problematik dhe nuk kishte asnjë ves. Është vërtet për t’u shqetësuar sepse ky është një krim i pastër. Frikësohemi të gjithë dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja sa më shpejt”- thotë një tjetër banor.

Sakaq një tjetër banor i fshatit thotë se: “nuk kishin ndodhur kurrë gjera të tilla në fshatin tonë dhe nuk arrijmë ta besojmë këtë qe ndodhi”.

I vrari në Greqi është futbollist shqiptar

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla.

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla.

Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene.

I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat