Vrasja e të riut shqiptar, mediat greke: Krimi u krye nga ky person!

Shqipëria

Vrasja e të riut shqiptar, mediat greke: Krimi u krye nga ky person!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Marios Isak

Zbardhen të tjera detaje në lidhje vrasjen e 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë.

Sipas mediave greke autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak është një bashkëmoshatar shqiptar.

Madje po sipas mediave nga vendi fqinj ai ka pranuar krimin në polici.

Në të shkruhet se viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi u larguan nga kafeneja janë zënë mes tyre.

 Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat