Murrizi: Merkato deputetësh në Kuvend, qytetarët pse të mos e shesin votën?!

Shqipëria

Murrizi: Merkato deputetësh në Kuvend, qytetarët pse të mos e shesin votën?!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Myslim Murrizi

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në "Arena" tha se kur deputetët shiten në Parlament edhe qytetarët kanë të drejtë të shesin votën.

Murrizi: Pse i kërkojmë hesap qytetarit kur shikojmë që ka merkatë deputetësh në Kuvend?! Kur e shohim që ka merkatë deputetësh në Kuvend. Zgjidhesh nga një sigël partie dhe shkon në prehrin e partisë tjetër, pse ai qytetari i fundit i fshatit tim pse të mos e luaj vet këtë flet votimi që ka në dorë se edhe deputeti një votë. Pazari është më i lartë këtu. 500 mijë euro, apo 1 mln euro. Pazari këtu ka filluar kur është zgjedhur Presidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat