Edlira Gjoni: Dy problemet e mëdha të Partisë Demokratike

Shqipëria

Edlira Gjoni: Dy problemet e mëdha të Partisë Demokratike

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:47
Edlira Gjoni

Analistja Edlira Gjoni e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila tha se Partia Demokratike ka dy probleme kryesore.

Edlira Gjoni : PD ka dy probleme të mëdha. E para është LSI-ja, zgjedhje e saj. Problemi i dytë është që luan me lojën e fajësimit. Nuk ia hedh dot Partisë Socialiste me lojën e fajësimit. Retorikën politike e fiton e majta edhe për shumë vite të tjera. Nëse PD do të fillojë të vjedhë protestat e të tjerëve pa qenë në gjendje të motivojë dhe ngrejë njerëzit vet, pa qenë në gjendje t'i ngrejë vetë, pa ngritur imazhin e saj nga e para nuk ka për të ecur shumë përpara. Nuk i motivon votuesit. Në Vlorë nuk ka 18%, por 50%, por njerëzit nuk dalin për të votuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat