Malo: PD-në e dua më shumë se veten, por Basha s'prodhon frymë!

Shqipëria

Malo: PD-në e dua më shumë se veten, por Basha s'prodhon frymë!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:58
Bejdo Malo

Gazetari Bejdo Malo i ftuar në "Arena"  se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk prodhon frymë opozitarizmi.

Malo: PD në këto momente nuk po them se është në krizë, është në problem identiteti. Nuk po e krijon dot. E dua më shumë se sa veten Partinë Demokratike për hir të së vërtetës. PD nuk është as në Parlament ku bëhet beteja e madhe. As në protesta. Edhe në protesta kanë probleme me njëri-tjetrin. Madje thonë se pse nuk vajti ky dhe vajta unë. Unë kam përshtypjen se Lulzim Basha nuk ka lexuar as filozofinë e Berluskonit. Problemi është se mungon fryma. 

Lulzim Basha është përgjegjësi i frymës. Opozita në çdo vend të botës prodhon frymë. Njerëzit mund ta shajnë nga mëngjesi deri në darkë Edi Ramën dhe në votime e votojnë. Sot fal presionit të medias ai ka thënë disa fjalë që duhet t'i thoshte para dy muajsh tek Unaza e Re. I mori protestuesit e Teatrit dhe më pas i harruan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat