Deputeti i Bashës, kundër bojkotit: Demokracia funksionon në Kuvend

Shqipëria

Deputeti i Bashës, kundër bojkotit: Demokracia funksionon në Kuvend

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 06:38
Deputeti i Partisë emokratike, Myslim Murrizi i

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila u shpreh se është kundër bojkotit të Parlamentit.

Pjesë nga biseda:

Murrizi: Bojkoti duhet të fillojë me kryetarët e bashkive. Po të jetë kaq drastike duhet të fillojë me lënien e menjëhershme të mandateve të 15 kryetarëve të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiak në 60 bashki. Ikim nga Kuvendi dhe të dalim në rrugë.

Hila: Ju jeni partizan që duhet bërë lufta parlamentare.

Murrizi: Kam qenë kundër regjimit të Partisë së Punës për një sistem formalisht demokratik. Demokracia funksionon atje dhe atje duhen ndryshuar ligjet që t’ju vijë më mirë këtyre qytetarëve të zgjedhë për atë që flet për qytetarët. Nënkryetari i PD-së ishte në Lezhë, vajti në Durrës. Pse i ndryshojnë qarqet?! Kurrë nuk kanë fituar të fortët. Ma gjeni nga 1991-2005 një të fortë që të ketë ardhur në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat