Lleshaj takim urgjent me Gjendjen Civile dhe Policinë - Bota Sot
Lleshaj takim urgjent me Gjendjen Civile dhe Policinë

Shqipëria

Lleshaj takim urgjent me Gjendjen Civile dhe Policinë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:03
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj zhvilloi një takim pune me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Lleshaj u ndal në faktin se për shtetasit shqiptarë mungojnë adresat. Lleshaj ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë. Ai kërkoi që të vazhdohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test