Rrokaj: Pse protesta e studentëve është e drejtë!

Shqipëria

Rrokaj: Pse protesta e studentëve është e drejtë!

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

Zv.Rektori i Universitetit të Tiranës dhe deputeti i LSI, Shezai Rrokaj tha se protesta e studentëve është e drejtë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Rrokaj u shpreh se buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm dhe nuk plotëson kërkesat.

“Studentët kanë gjithmonë të drejtë sepse arsimi gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit nuk e kanë parë arsimin si prioritet për ta vendosur arsimin në ato shina siç është në vendet perëndimore. Buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm. Është vetëm 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo nuk mjafton, pasi nuk plotëson kërkesat e arsimit. Mos subvencionimi i arsimit nga qeveria çoi në rritjet tarifash për studentët”- tha Rrokaj.

Sipas zv.rektorit, mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare në Universitete dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin.

“Problemi është se nëse do zbatohen të njëjtat rregulla loje sic bëjnë vendet e rajonit që kanë tarifat më të ulëta. Shteti nuk e konsideron arsimin në njëjtat shina si objektivat që duhet të bëjë Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE.  2 Km rrugë janë të mjaftueshme për arsimin publik. VKM për tarifat e krediteve është anti-ligjore. Mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin, e cila do ulë tarifën që duhet të paguajnë studentët”- tha Rrokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat