Ambasada e SHBA-ve: Javën e ardhshme do kemi një hap të madh për reformën në drejtësi

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve: Javën e ardhshme do kemi një hap të madh për reformën në drejtësi

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi këtë të premte në kuvend, rruga i hapet krijimi të institucioneve të rëndësishme si ajo e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Mbi këtë çështje ka reafuar ambasada e SHBA-ve, e cila përmes një postimi në rrjetin social, shkruan se ngritja e KLP e KLGJ-së është një tjetër hap madhor drejt reformës në drejtësi, duke bërë kësisoj që shqiptarët t’i afrohen akoma dhe më shumë një drejtësie të paanshme.

Për më tepër lexoni postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat