Nesër është dita e Rinisë, por në Shqipëri do “plasë” sërish protesta

Shqipëria

Nesër është dita e Rinisë, por në Shqipëri do “plasë” sërish protesta

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Nesër në mbarë botën, si edhe në Shqipëri kremtohet dita e Rinisë apo 8 Dhjetori.

Por në vendin tonë pritet që rinia të mbajë ditën e katërt të protestës.

Studentët pritet të mblidhen para universiteteve dhe më pas nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Në orën 10, studentët pritet të jenë bashkuar të gjithë përballë Ministrisë së Arsimit.

Ata u kanë bërë ftesë edhe prindërve të bashkohen në protestë, teksa nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat